Erion Veliaj ka publikuar në Tik Tok një video ku i bashkohet trendit të videove “dramatike” virale kudo në botë. “He (she) doesn’t know it yet, but…”

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës ka publikuar pamje nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit.

“Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq… vetëm kaos… me kamera që regjistrojnë…

Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, thuhet në video.

Veliaj e shoqëron videon me shkrimin “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më pare”.