Kreu i qeverisë, Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte është rikthyer me rubrikën e tij “Sy m’Sy”. Përpos projekteve të rëndësishme të cilat priten të vijnë në jetë në vijim, kryeministri Rama dha dhe lajmin e mirë, se qeveria shqiptare është në bisedime për të sjellë dhe organizuar në Shqipëri evetin “Globe Soccer Awards”.
“Ne ndërkohë jemi në një diskutim për të sjellë në Tiranë, Shqipëri, 95% në Tiranë, edicionin europian të “Globe Soccer Awards”, pra të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm, i cili mbahet në mënyrë të përvitshme.
Për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri, kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga “Globe Soccer” Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë. Këto janë aktivitete që do të ishin të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë dhe arsyeja pse tani vendi ynë mund t’i imagjinojë”, tha Rama.