Fatmir Mediu është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen “Gërdeci.
Ai tha se ka kërkuar që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e dhëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga personalitete politike dhe ushtarake të kohës.
Mediu bëri me dije se gjashtë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër zyrtare Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e dhëna me afidavit (deklarime të betuara para noterit, me vlerë prove sipas sistemit gjyqësor amerikan), të merren parasysh nga gjykata shqiptare.
“6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës, të dhëna në SHBA vullnetarisht me afidavit – që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin amerikan të drejtësisë – të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’,” deklaroi Mediu në sallën e gjyqit.
6 kongresmenët që thotë Mediu se kanë dërguar një letër, nuk kanë asnjë lidhje me Gërdecin, por kjo lëvizje e tij, bëhet me qëllim që t’i bëhet presion gjykatës.