Një 48-vjeçar, i cili kishte mbjellë 1000 bimë kanabisi përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, është arrestuar.
Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
48-vjeçari, banues në Pojan, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i Eduart Gjikolit, 77 vjeçari me iniciale E. Gj., i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.
Njoftimi i policisë:
Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, 1000 bimë narkotike kanabis.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.
Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Procedohet penalisht babai i autorit, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.