Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shpifje dhe fyerje.
Padia është bërë nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, lidhur me një denoncim të Nokës, sipas të cilit ai ishte i përfshirë në fushatën elektorale të 11 majit.
Në seancën e parë, Noka nuk është paraqitur vetë, por është përfaqësuar nga avokatja e tij.
Ndërkohë, për këtë rast të denoncuar nga Noka në rrjetet sociale, Prokuroria e Elbasanit kishte njoftuar më herët se kishte nisur verifikimet.
Seanca e parë u shty, pasi gjykata i kërkoi paditësit dhe avokatit të tij të rregullojnë objektin e padisë.