Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe familja e tyre.

Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto. Në sfond perëndimi, dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë një super resort në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollar, edhe me shtetin shqiptar pjesë të investimit./Shqiptarja.com