Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, ka kërcënuar në rrjete sociale, deputetë të Partisë Demokratike të cilët sipas tij “po përgatiten të riasgjesojnë PD dhe Berishën”.

Në një reagim në facebook, Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.

Postimi i plotë:

Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj!

Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen!

Disa prej tyre edhe deputete te PD neser te klonuar nga Rama

Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje!

Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike!

Lufta eshte e shpallur!

Bujrum! G