Partia Socialiste organizoi sot në selinë rozë festën e 34 vjetorit të krijimit.
Juristja Brizida Gjikondi në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se Partia Socialiste ka treguar që është e organizuar.
Megjithatë në qëndrimin e saj, theksoi se kishte mundësi që të bënte pjesë të saj figura më me integritet kombëtar.
“PS vërtet është shkëputur nga partia e punës, por ngrehinën e saj, mënyrën se si funksionon, ka ruajtur po ato struktura, flas për filozofinë. E ka të ndërtuar në mënyrë të detajuar, gjë që nuk e ka PD apo partitë e tjera. Sa për frymën, nuk mendoj që ka frymë në PS, shoh që ka më shumë njerëz që i bashkojnë interesat. Janë pjesë e strategjisë për të futur Shqipërinë në BE, për ta mbajtur si kartë personale. Edhe zoti Klosi mendoj që nuk merret me intriga, dhe po ashtu që nuk kundërshton. Pasi është Rama që bën bashkë njerëz që nuk kanë të njëjtën frymë. Unë them që me përmbajtjen janë dobët. Shqipëria ka ecur përpara me formën dhe qasjen, me motivimin moralisht dhe shpirtërisht, por mendoj që PS kishte mundësi që të përkrahte figura me integritet dhe me moral më kombëtar. Shoh që janë njerëz që janë pjesë e atij stafi sa kohë janë të heshtur dhe të bindur”, tha ndër të tjera ajo.