Diskutime mes Arjan Ndojës dhe Plaurent Dervishajt, i akuzuar si organizator i atentatit të ndodhur në vitin 2019, në gjyqin që po mbahet në GJKKO. Ish-prokurori e pyet nëse ka ndonjë konflikt me të, ndërsa Dervishaj i përgjigjet se nëse do të kishte nuk do të kishte nguruar t’ia thoshte në sallën e gjyqit.
Ndoja replikon duke i thënë se është paraqitur në gjyq për ta parë në sy nëse ka ndonjë borxh me të. Mes të tjerash, Dervishaj i drejtohet “Ti mendo që po të kesh ti gisht te atentati im unë ta fal?”
Pjesë nga diskutimi:
Plaurent Dervishaj: I vetmi konflikt që përmende ishte konflikti me kryeministrin, dhe ish zv kryeministrin konflikt me mua më thua që nuk ke patur. Është politike atentati jot apo jo?
Arjan Ndoja: Ke ndonjë konflikt me mua?
Plaurent Dervishaj: Jo po të kem ta them këtu.
Arjan Ndoja: Për ty kam dëgjuar shumë dhe kam ardhur të të shoh në sy nëse të kam gjë borxh mos hezito.
Plaurent Dervishaj: Ti mendo që po të kesh ti gisht te atentati im unë ta fal?
Arjan Ndoja: Kam ardhur për atentatin tim jo tëndin.