Edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre me 400 euro. Berisha e zhvendosi vëmendjen te prokurorët, me ‘shënjestër’ kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka bërë koorporatë me Sokol Sadushin e Gjykatës së Lartë, teksa marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit.
Po ashtu ai deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri kanë tashmë ndër pagat më të larta në rajon, duke shtuar se në disa raste ato janë të barasvlershme me ato të vendeve të Bashkimit Europian.
“Ka emërime politike në gjykatë e prokurorë, magjistratë, nga famozja KLP dhe KLGJ. Ka probleme me integritetin e të emëruarve. E kam theksuar dhe e theksoj se prokurorët e gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se ata në ballkan dhe rajonin europian. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa rrit oreksin. Nuk ka pasur nivel korrupsioni më të lartë sesa sot Shqipëria. Sa i dha Altin Troplinit Poja? Investoi njeriun e tij në Durrës, garantoj se Pojat Altin Troplinit (Dumanit) mund t’ia jepte edhe 20 mln euro pa asnjë lloj dhimbje koke. Nuk them, ka edhe prokurorë të ndershëm. Por tani kemi një koorporatë e lidhur Sadush-Duman, Duman-Sadush. Dhe ka shumë të bërë pjesë të kësaj koorporate. Rrogat duhen në propocion me vendin. Nuk është vendi për 7 mijë euro për ata që flenë mbi dosje krimi si Altin Troplini”, tha Berisha.