Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një detaj të rëndësishëm nga një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tregoi për një ofertë që, sipas tij, i ishte bërë nga Putini.

“Vladimir më telefonoi dhe më pyeti nëse kisha nevojë për ndihmë me Iranin,” tha Trump. “Unë i thashë: ‘Nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty për Ukrainën.’”

Trump theksoi se dialogu i drejtpërdrejtë me liderin rus është thelbësor për të ndalur luftën në Ukrainë, një konflikt që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka tronditur stabilitetin global.