Sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” nis rinumërimi i plotë të 587 kutive të votimit në qarkun Fier. Procesi mund të ndryshojë përbërjen e deputetëve në Kuvend. Diferencat mes kandidatëve të Partisë Socialiste janë të ngushta dhe në rast ndryshimesh pas rinumërimit ato mund të ndikojnë në renditjen e tyre në listë.
Në zgjedhjet e 11 majit, në Fier u ndanë 16 mandate: 12 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike. Azmer Duleviç nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i duhen 519 vota për të marrë mandatin e 16-të në Fier. Në këtë rast PS mund të humbasë një mandat, dhe jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi.
Çaushi rrezikon mandatin jo vetëm nga jashtë partisë, por edhe brenda PS-së, pasi fitoi me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardhos.
Deputetët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Fier:
Belinda Balluku
Kiduina Zaka
Erjo Mile
Ana Nako
Nga lista e hapur:
Ceno Klosi – 15,182 vota
Klevis Jahaj – 12,289 vota
Asfloral Haxhiu – 11,524 vota
Antoneta Dhima – 6,460 vota
Elton Korreshi – 5,889 vota
Zegjine Çaushi – 3,835 vota
Dhimitër Kruti – 3,608 vota
Deputetët e zgjedhur nga koalicioni PD-ASM:
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhiu
Saimir Korreshi
Pas rinumërimit të Fierit edhe për Durrësin, 360 QV nga ku 85 janë të diasporës do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit.
Paraqitja e rinumërimit
Pasi rinumërimi i qarkut të Tiranës tregoi se nuk pati trafikim votash, sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” ka nisur procesi i rinumërimit për Fierin, qarku i dytë më i madh, i cili prodhon 16 mandate. Deri më tani janë hapur 101 kuti, nga 587 në total. Po rinumërohen si votat për partitë, ashtu edhe për kandidatët (rreth 160 mijë vota në total).
Rinumërimi i këtij qarku po bëhet pas kërkesës së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, i cili kërkon t’i marrë një mandat Partisë Socialiste. Që Lapaj të fitojë këtë mandat, duhet që partia e tij të marrë nga procesi i rinumërimit 519 vota më shumë, ç’ka do të bënte që Azmer Duleviç të merrte mandatin e deputetit dhe të lërë jashtë socialistin Ramion Kurti.
Deri më tani janë hapur 101 kuti votimi (ora 17:10), ku reflektohen pasaktësi të vogla. PD sërish kryeson me numrin e votave të pamerituara dhe nga procesi i rinumërimit deri më tani humb 22 vota, ndërsa PS-së i hiqen 6 vota. Bie në sy fakti se deri tani edhe Nisma Shqipëria Bëhet humbet 3 vota, pra i zbriten nga numërimi i 11 majit ku i kishte marrë padrejtësisht (teksa po kërkon t’i heqë mandat PS-së). PSD i shtohen 3 vota, Djathtas për Zhvillim i zbriten 2 vota dhe Koalicionit Euroatlantik 1 votë.
Që PS të humbasë edhe një mandat tjetër, në favor të PD, kjo e fundit duhet të marrë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi, ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Pra krejtësisht e pamundur. Por, lufta në kampin socialist është mes dy kandidateve, Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho, të cilat nga numërimi i 11 majit kanë një diferencë prej 64 votash. Mbetet për t’u parë nëse Bardho do arrijë t’ia marrë mandatin Çaushit. Deri më tani asaj i janë zbritur 22 vota, ndërsa Çaushit i zbritet 1 votë.
Tabela e rinumërimit të deritanishëm për Fierin
Në rinumërimin e qarkut të Tiranës, që përfundoi të premten, nuk pati ndryshim rezultati por vetëm lëvizje të vogla votash që u konsideruan gabime njerëzore dhe jo trafikim votash nga KAS.