Gruaja e Alex Soros, Huma Abedin, e cila është 10 vjet më e madhe se ai (ajo 49, ai 39) ka lindur në Michigan, por u rrit në Arabinë Saudite menjëherë pas lindjes së saj. Ajo e vlerëson fëmijërinë e saj si multikulturore – prindërit e saj emigruan nga India dhe Pakistani në Shtetet e Bashkuara përpara se të transferoheshin përfundimisht në Arabinë Saudite.
Për më shumë se 25 vjet, Abedin shërbeu si ndihmse e Hillari Klintonit. Detyrat e saj datojnë që nga viti 1996 kur ajo hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si praktikante dhe punoi në zyrën e Zonjës së Parë, ku filloi karrierën e saj në shërbimin publik dhe politikën kombëtare.
Pas katër vitesh praktike, ajo u emërua këshilltare e lartë e senatores Clinton në Senatin e SHBA-së, dhe më pas shefe e stafit për fushatën presidenciale të Clinton-it në 2008.
Më pas, ajo shërbeu në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. “Unë e njoh Huma Abedin për 25 vjet e shumë më tepër, dhe nuk mund ta imagjinoj asnjë gje nga ajo kohë pa të,” shkroi Klinton në një postim në Instagram kushtuar Abedinit në nëntor 2021.
Pavarësisht se ishte krahu i djathtë e Klintonit, Abedin më së shumti qëndroi larg vëmendjes derisa u bë kryefjalë me ish-kongresmenin demokrat Anthony Weiner, me të cilin u martua në korrik 2010.
Pas vetem nje viti në martesën e tyre, kur ajo ishte shtatzënë, Weiner u përfshi në polemika për një skandal seksual, i cili rezultoi në largimin e tij nga Kongresi.
Abedin njoftoi ndarjen e saj nga Weiner në gusht 2016 dhe përfundimisht paraqiti kërkesë për divorc në maj 2017, menjëherë pasi Weiner u deklarua fajtor për seks me një të mitur.
Në nëntor 2021, Abedin publikoi Both/And: A Life in Many Worlds, një kujtim që jep një vështrim të detajuar në skandalet seksuale të Ëeiner dhe se si ndikuan polemikat në fushatën presidenciale të Klintonit në 2016.
Ajo i tha People se shansi i saj për të shkruar historinë e vet ishte gjithashtu një manifestim i vendosmërisë së saj për të mbyllur librin mbi skandalin dhe për të vazhduar përpara.