Pas njoftimit për nisjen e hetimeve për 400 posedues të makinave të luksit, administrata tatimore ka njoftuar se në verifikim do të jetë edhe një tjetër kategori individësh.
Tatimet kanë nisur hetimin për 100 individë apo subjekte që kanë përfituar të arhdura nga platformat sociale si Facebook”, “TikTok”, “Youtube”, etj.
Tatimet thonë se dyshohet se këta individë kanë qarkulluar 33 milion euro, të cilat jane para të padeklaruara.
Hapi i parë i konstatimit të këtij fenomeni është mos plotësimi i deklaratës vjetore të të ardhurave DIVA, që e ka detyrim çdo individ me të ardhura vjetore 1.2 milion lekë.
Hetimi i thelluar parashikon një shkëmbim informacioni me zyra shtetërore me qëllim gjurmimin e parave të padeklaruara.