Që nga fillimi i sulmit izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, kanë humbur jetën 430 iranianë. Ky është bilanci i pretenduar nga autoritetet e Teheranit. Mbi 3500 përllogaritet numri i të plagosurve në Republikën Islamike, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Izraeli dhe Irani janë në luftë prej datës 13 qershor kur nisën sulmet e ndërsjella ajrore. Prej 9 ditësh, forca ajrore izraelit vijon goditjet në infrastrukturën ushtarake dhe impiantet bërthamore ku dyshohet se punohet për të prodhuar armën atomike.
Nga ana tjetër, Irani vijon të sulmojë me raketa balistike dhe supersonike, duke shënjestruar qytetet izraelite në një front tanimë strategjik dhe sfidues me sistemin mbrojtës izraelit “Kupola e Hekurt”.
Viktima ka edhe në anën izraelite nga sulmet ajrore të Iranit, por numri mbetet i paqartë.