Nga Erion Braçe

JO PËR VOTAT E MIJA;
PËR VULLNETIN E NJERËZVE, SHPREHUR ME VOTË!

Vota në foton e parë është numëruar dje.
Ajo ndodhej në njërën nga kutitë e Njësisë nr. 5 dhe është një votë vetëm për partinë!

KAS e ka shpallur të pavlefshme!
Por përse?!

Pse një vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudës konsiderohet i pavlefshëm?
Pse KAS e quan të pavlefshme këtë shenjë?
Pse një zemër është e vlefshme, por Topi i Matos jo?

Dje, një mik që arkivon më dërgoi elektronikisht manualin e KQZ për votën e pavlefshme.

Në asnjë nga shembujt e KQZ-së, Topi i Matos nuk e bën votën të pavlefshme! Shihini vetë!

Madje, në manualin e KQZ-së, asnjë nga shembujt për votën e pavlefshme nuk përputhet me shumicën e votave që KAS po shpall si të pavlefshme!

Shihni foton e pestë në radhë: Në cilin nga shembujt e KQZ-së për fletët e pavlefshme përfshihet kjo votë si e pavlefshme?!

Si kjo janë me dhjetëra!

Tani, nëse KAS mendon, siç e ka shpjeguar vetë në shkrimin në foton e tretë dhe të katërt, se:
“Erion Braçe ka blerë votë dhe, për ta kontrolluar, ka urdhëruar që të bëhet kryqi tek emri” — atëherë, le ta thotë me vendim të qartë për të 129 votat në 740 kuti!

Vetëm se duhet të shpjegojë: si blihet një votë për çdo 6 kuti?!