Genc Deromemaj, është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës.

Deromememaj zëvendëson në krye të Kadastrës së Vlorës Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë.