Ish-rektori i Universitetit të Tiranës dhe aktualisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Dhori Kule, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pas rreth një ore qëndrimi në institucion, Kule u shpreh për mediat se ka dhënë sqarime lidhur me hetimin që po zhvillohet për mikrokreditë. Ai theksoi se dëshiron të kontribuojë në zbardhjen e situatës në funksion të detyrës së tij në Këshillin Mbikëqyrës.
“Isha këtu për të dhënë sqarime mbi rolin tim në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për të sqaruar çështjet që lidhen me mikrokreditë,” deklaroi Kule pas daljeve nga SPAK-u.
Hetimi për mikrokreditë vazhdon dhe zyrtarët e prokurorisë nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme.