Luftime të ashpra gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit. Irani iu kundërpërgjigj ofensivës më të madhe ajrore ndonjëherë të Izraelit, duke lëshuar qindra raketa në Tel Aviv dhe Jeruzalem, me pasojë 3 viktima dhe 80 të plagosur.

Nata e të premtes duke gdhirë e enjtja, që nisi zyrtarisht luftën, u pasua edhe me sulme të tjera të Izraelit, pas atij të ndërmarrë mëngjesin e së premtes, kundër armikut të tij të hershëm në një përpjekje për ta parandaluar atë të zhvillojë armë bërthamore. Izraeli sulmoi edhe rezidencën e udhëheqësit suprem të Iranit, Khameneit. 2 komandantë të rangut të lartë ushtarakë u vranë nga bombardimet e reja, duke goditur edhe më tej zinxhirin e komandës së lartë ushtarake, me mbi 20 komandantë të vrarë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit njoftoi se në fillim të Operacionit janë eliminuar 9 shkencëtarë dhe disa ekspertë të nivelit të lartë që kishin avancuar programin e armëve bërthamore të regjimit iranian. Deri më tani nga sulmet e para të Izraelit janë shënuar dhjetëra viktima e qindra të plagosur.