Modelja dhe prezantuesja argjentinase Belen Rodriguez, ka rrëfyer një aspekt tjetër të jetës së saj personale.

Në një intervistë për revistën italiane ‘Chi’, teksa shijonte disa ditë pushimi në një varkë në Capri, ajo zbuloi se prej muajit shtator është beqare dhe e dëlirë, diçka që nuk i ka ndodhur më parë për një periudhë kaq të gjatë.

“Është hera e parë që jam beqare për kaq kohë, që nga shtatori. Beqare dhe e dëlirë. Nuk më pëlqen kjo gjë e të shkuarit nga një shtrat në tjetrin, më duket e ndyrë. Gjithmonë kam qenë në një lidhje,” u shpreh ajo me sinqeritet.

Belen, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për historitë e saj romantike, tregoi se kjo periudhë vetmie ka qenë reflektuese dhe e rëndësishme për të. Ajo ndau gjithashtu se çfarë kërkon nga një partner në të ardhmen.

“Mashkulli im ideal?” Një burrë që nuk është egoist, inteligjent, i përmbushur, por edhe i ndjeshëm, me një anë femërore. Por kjo nuk ka të bëjë me feminizmin, për mua, burrat veshin pantallona dhe gratë duhet të mbrohen. Burrat kanë muskuj, por edhe brishtësi. Është mirë të shohësh këtë anë të tyre, sepse të bën të ndihesh i barabartë,” u shpreh Belen.