Kryetari i PEISH dhe kandidati për deputet i PD-ASHM, Rivelino Çuno tha se nuk do të ketë një ankimim të numërimit të votave dhe se ky është sipas tij një pakt i PS dhe PD.

Ai vetë u shpreh në “Now” në Euronews Albania se do të ishte nga ata që do të ankimonin këtë numërim, por kjo do të ishe “lodhje e tepërt”.

“Në njësinë katër unë bëra takim me 800 veta dhe kam marr 34 vota. Kjo nuk ndodh kurrsesi. Votat e mia kanë shkuar atje ku ata kanë menduar ti çojnë.

E dija që do ndodhte kjo sepse është krim brenda llojit dhe ka pasur si nga e majta edhe nga e djathta, por nuk jemi këtu për të shpalosur këtë. Çështja është te krimi zgjedhor.

Unë jam ndaluar të kryej takim me anëtarët e komunitetit te banesat sociale. Ne jemi shtet i izoluar dhe lëvizim kur shikojmë hapësira ku nuk cenohemi, por ky muhabet nuk duhet të iki, se ka prova. Ka persona të ndaluar, të proceduar”,-tha Çuno.