Deputeti i PS, Taulant Balla, ka ndarë sot një moment të veçantë përpara ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke postuar një fotografi me disa prej futbollistëve kosovarë të Kombëtares kuqezi.
“Kafe me dardanët???? e kombëtares sonë kuq e zi????????”, shkruan Balla në postimin e tij, duke përcjellë mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes për kuqezinjtë në prag të duelit me Serbinë.
Ai është shfaqur në shoqërinë e Ylber Ramadanit, Ardian Ismajlit, Adrian Bajramit, Arber Hoxhës dhe Mirlind Dakut – të gjithë futbollistë me origjinë nga Kosova që sot mbrojnë ngjyrat e Shqipërisë.
Ndeshja ndaj Serbisë pritet me interes të madh si për aspektin sportiv, ashtu edhe për simbolikën që mbart, ndërsa ky gjest i Ballës vjen si një shenjë përkrahjeje për “dardanët” që luftojnë për ngjyrat kuqezi.