Deputeti i PS Erion Braçe, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Intervieë’, në Report Tv tregoi rutinën e tij gjatë fushatës. Ai tha se bënte rreth 20 mijë hapa në ditë për të bërë takime në çdo lagje.
‘Unë kam ardhur 3 muaj para zgjedhjeve në Tiranë dhe është një kohë që nuk është shumë e mjaftueshme për të njohur çdo cep të Tiranës, bëja rreth 20 mijë hapa në ditë. Gjithmonë mua më tërheq periferia sepse ka një energji të madhe që nuk shfrytëzohet, në periferi ka varfëri dhe vjen në kontrast me pjesën tjetër të Tiranës. Ka një energji të mirë dhe mund të përdoret në mënyrë fantastike. Periferia vuan nga probleme si shërbimet publike, kopshte, çerdhe dhe si është bërë arsimi në Tiranë duhet që të bëhet edhe në zonat periferike.
Nuk mendoja se me atë që kisha bërë në parlament të kisha këtë lloj impakti edhe në qytet. Edhe kur më thanë do vish në Tiranë i thash unë jam deputet fshati, unë nuk di të sillem si deputet qyteti dhe se mendova se do të kisha këtë lloj impakti dhe kuptova se Tirana ka nevojë për një deputet që i përgjigjet nevojave të qytetarëve’, tha ai.
I pyetur nëse do e linte mandatin e deputetit për postin e kryebashiakut, ai tha jo.
‘Nuk e mendoj tani këtë gjë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për zaptimin e hapësirave publike në Tiranë.
‘Në Tiranë njerëzit duan vëmendje për problematikat e tyre. Liria e lëvizjes për të bërë dy ore gjumë në drekë dhe të flesh kur do ti pa skapameta motorësh që ulërinjë në mes të bllokut, ej shiko se unë jam me Lambo ose Bentley, janë këto liritë e vogla që njerëzit kanë nevojë në qytet. Zaptimi i hapësirave publike vendosjen e një trau dhe detyrohen banorët që të paguajnë tarifë për të paguar makinën atje’, tha ai./Shqiptarja.com