Policia Spanjolle, në bashkëpunim me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ka arrestuar një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë në Abu Dhabi. Personi, i cili nuk është identifikuar me emër, ka qenë në arrati që nga nisja e operacionit “Pampa”, aksion që u finalizua vitin e kaluar nga një organizatë kriminale shqiptare. Po në Abu Dhabi pak javë më parë u vendos në pranga edhe kreu shqiptar i grupit, Dritan Gjika. Ndaj ka dyshime se personi i vendosur në pranga është bashkëpunëtor i ngushtë i shqiptarit Gjika, por ende nuk dihen detaje për identitetin e tij.

PAMJET E OPERACIONIT:

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat e huaja, i arrestuari koordinoi personalisht kontaktet me furnizuesit e kokainës, si dhe transportin, ruajtjen, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës në Evropë përmes një rrjeti që vepronte nga Ekuadori. I arrestuari kishte një kontratë me furnizues kolumbianë për të marrë 4,000 kilogramë kokainë në muaj të destinuar, drogë kjo e destinuar për tregun evropian. Sipas të njëjtit burim, sasia e drogës që ai merrte përsipër që të kontrabandonte, është tregues i shkallës së organizatës kriminale që ai drejtonte.

Gjatë operacionit Pampa, në të cilin morën pjesë 800 oficerë, 40 persona u arrestuan në Spanjë dhe Ekuador. Po ashtu, nga 62 kontrolle në biznese, magazina dhe banesa u sekuestruan më shumë se 500,000 eurove dhe 2,370,000 dollarë para cash, përfshirë edhe armët e zjarrit dhe disa dhjetra mjete luksoze.

I ndaluari do të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës.