12 celularët që u kapën në paraburgimin e Durrësit gjatë një operacioni të befasishëm të Policisë Burgjeve më 29 maj, janë dërguar në laborator për ekspertim. Mësohet se arsyeja e dërgimit të këtyre pajisjeve në laburator është për të zbuluar se kujt i përkasin dhe nëse janë përdorur nga të paraburgosurit.
Sipas informacioneve, celularët janë gjetur në zonën e gjelbër dhe jo në qeli dhe se ekspertimi do të zbardhë nëse përdoreshin prej tyre dhe fshiheshin në ambientin e jashtëm apo ishin fshehur aty në tentativë për t’u futur brenda qelive.
Nga ana tjetër mësohet se Drejtoria e Burgjeve ka nisur edhe një hetim për të zbuluar mënyrën se si këto sende, të palejuara, kanë përfunduar në këtë institucion teksa ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat.