Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi iu përgjigj kërkesës së deputetit demokrat Flamur Noka për të përfshirë në rend dite votimin e kandidaturave për Avokatin e Popullit.
Noka tha se të gjitha proceduat e nevojshme parlamentare kanë kaluar në Kuvend, dhe do të duhej të ishte në rend dite.
“Unë kam kërkuar që të bëjmë një proces, si gjithmonë në zgjedhjet e krerëve të institucioneve të pavarura. Të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita pro maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë, të bëhet një diskutim dhe të arrihet në dakordësi paraprakisht. Të gjithë propozimet e ardhura, që kanë kaluar procesin deri në komisione, janë propozuar nga opozita, dhe duhet të zhvillonim bisedime. Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat, e lamë që ta rimarrim këtë temë pas zgjedhjeve. Por besoj se ka ngelur një seancë dhe duket më e mundshme të vazhdojmë në shtator. Gjithsesi ne nuk kemi kundërshtim të vazhdojmë procesin e përmbylljes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.”, tha Peleshi.