Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin drejt BE u shpreh se gjatë vitit 2024 janë shënuar përparime të rëndisishme në disa fusha sa i përket sektorit të drejtësisë, ku theksoi miratimin e strategjisë për uljen e çështjeve të prapambetura. Ndër të tjera ministri Manja u ndal edhe tek organet e larta të drejtësisë, për të cilën theksoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë plotësuar vakancat për prokurorë, teksa për Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) shtoi se ka vazhduar me rekrutimet.

“Ky takim vjen në një moment kulmor të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Me hapjen e grup-kapitullit të parë dhe punën tonë të përbashkët në përmbushjen e piketave të ndërmjetme të cilat hapin rrugën për avancimin e mëtejshëm për të gjithë kapitujt e tjerë. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj dhe presim që vjeshta të na gjej me tjera kapituj të hapur. Kjo strategji ndërsektoriale përfaqëson një angazhim të qartë për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm në përputhje me standarded tona.

Gjatë vitit 2024 janë shënuar përparime të rëndisishme në disa fusha, si përfundimi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komisioni i pavarur i kualifikimit me 805 vendime. U miratua strategjia kombëtare për uljen e çështjeve të prapambetura 2024-2027. Po ashtu Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe SPAK plotësuan vakancat për prokuror ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vazhduar me rekrutimin e inspektorëve jomagjistratë dhe ndihmësinspektorëve. Sfidat meten të pranishme megjithatë. Po ashtu përmbushja e objektivave të ndërmjetme kërkon përkushtim. Në këtë kontekst është thelbësore që anëtarësimi ka konfirmuar vullnetin e Shqipërisë për të thelluar reformat”, shprehet Manja.