Aktivistja konservatore me banim në SHBA, Evi Kokalari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në FB ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha, duke e akuzuar se po dëmton imazhin e Shqipërisë në institucionet europiane. Shkak për reagimin e Kokalarit është bërë deklarata e Berishës, i cili e cilësoi Shqipërinë si të vetmin ‘narko-shtet’ në Europë gjatë një fjalimi në Bruksel.
“Më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeministri i vendit,” -shkruan Kokalari në një reagim publik, duke shtuar se të flasësh keq për Shqipërinë nuk dëmton Edi Ramën, por dinjitetin e kombit.
Sipas saj, Berisha nuk arrin të kuptojë që lufta e tij opozitare ka degraduar dhe tashmë është kthyer në një dëm për vetë qytetarët shqiptarë që synojnë integrimin në BE.
Postimi i Kokalarit:
Të thuash në Parlamentin Europian që Shqipëria është narko-shtet nuk i bën dëm Edi Ramës, por dinjitetit të Shqipërisë.
Jam e shokur që një ish- President dhe Kryeministër i vëndit, nuk e kupton që dinjiteti i kombit është shumë herë më i rëndësishëm se sa opozitarizmi i tij, i cili në fakt çalon dukshëm.
Shqiptarët duan të hynë në E.U., dhe dëmi që kërkon të bëj Berisha, i bëhet direkt sovranit. Kjo është dhe arsyeja pse shqiptarët e protestuan Berishën masivisht në 11 Maj.
Jam thellësisht e indinjuar dhe realisht më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeminstri i vendit