Kombëtarja shqiptare është nisur ditën e sotme drejt Rigës, ku të martën do të përballet me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Pas barazimit pa gola ndaj Serbisë në ‘Air Albania’, kuqezinjtë synojnë rikthimin te fitorja për të qëndruar në garë për një vend në Kupën e Botës.

Trajneri Sylvinho ka theksuar rëndësinë e kësaj sfide, ndërsa grupi është i plotë dhe në gjendje të mirë fizike.

Ndeshja zhvillohet më 10 qershor, ora 20:45, në stadiumin “Skonto” të Rigës.