Pas miratimit sot nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian të raportin për Shqipërinë, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është shprehur se ky vendim rikonfirmon avancimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Spiropali thotë nëvizon gjithashtu se objektivi ynë për çeljen e gjithë kapitujve brenda muajit qershor, përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në BE ka tashmë një mbështetje të gjerë nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe po fiton mbështetjen edhe nga vendet anëtare.

“Miratimi nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i Raportit për Shqipërinë rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si vendi pararojë mes vendeve kandidate, që ecën më vendosmërisht drejt familjes europiane, vlerëson arritjet e reformave demokratizuese dhe integruese, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë.

Objektivi ynë strategjik kombëtar për çeljen e gjithë kapitujve brenda muajit qershor, përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade ka tashmë një mbështetje të gjerë nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe po fiton mbështetjen edhe nga vendet anëtare.

Falenderoj reporterin Andreas Schieder për pasqyrimin me realizëm të arritjeve të Shqipërisë, dhe deputetët që në shumicë absolute e mbështetën” nënvizon Spiropali.