Nga Kreshnik Spahiu/
A është e vërtetë thënia që: “E keqja Shqipërisë i vjen nga vetë shqiptarët”?
Hapja e kutive dhe rinumërimi votave po i bën gropën opozitës. Populli thotë: “U nisën të heqin vetullat dhe po nxjerrin sytë”.
Rinumërimi i votave po nxjerr bllof opozitën pasi bandat e saj kanë vjedhur brenda vetes kandidatët e tyre.
Pas dështimit të kauzës së kutive apo kërkesës që shqiptarët që shesin hashash ti shpallte Trumpi dhe BE si organistave terroriste në botë, Berishës i duhet sërish një kauz tjetër anti-shqiptare.
Si një plak i lodhur në plotikë ai është i lexueshëm në veprimet e tij.
Si gjithonë në fillim të korrikut Facebooku i Sali Berishës bëhet si angjensia anti-turistike shqiptare.
Kauza e opozitës çdo sezon plazhi është lufta kundër Shqipërisë turistike.
Qindra foto me shezllonë bosh publikohen në rrjetet e tyre sociale dhe në portalet e paguara prej tyre.
Nuk e di nga ju buron ky mllef kur shohin mijëra turistë të huaj rrugëve të qyteteve apo në bregdet por me shumë gjasa atyre ju kujtohen Berati, Vlora, Gjirokatsra, Pogradeci, Saranda, Lezha, Velipoja apo Durrësi të cilat gjatë qeverisijes Berisha ishin bosh në 6 të darkës dhe tek-tuk shëtiste ndonjë qen apo mace sepse të huajt shfaqeshin aq rrallë sa UFO-t në planet.
Mllefi kundër Shqipërisë turistike i bën të mohojnë çdo gjë. Ata tërbohen kur lexojnë qindra media amerikane, britanike, gjermane apo italiane kur rendisin Shqipërinë në vendin e parë më të kërkuar nga turistë europian, aziatik, amerikan apo lindorë.
Skizofrenia psiqike zbret tek militantët e tyre që zgjohen në 6 të mëgjesit kur turistët flenë dhe fotografojnë plazhet bosh dhe më pas ja dërgojnë me mesazh “doktorit dixhital”:
“O lexhendë të lutem postoje këtë foto nga Shëngjini se paska shumë pak turistë.
Bota i paska bojkotue plazhet e Edi Ramës.
Përzemësisht me ty deri në vdekje, Hajdar Palla antarë i seksionit Peshkopi. ora 05:45”
Po afron dita për të filluar fushatën anti turistike. Në fakt nuk është fushatë kundër qeveritarëve por kundër shqiptarëve.
– Është fushatë kundër mijëra sipërmarrsve të vegjël që kanë Bar-Kafe plot me turistë.
– Është fushatë kundër mijëra tregtarve që kanë restorante plot me klientë të huaj.
– Është fushatë kundra mijëra pronarve shqiptare që kanë hotele apo apartamente me qera plot me turistë.
– Është fushatë kundër mijra njësive tregtare apo marketeve që u shesin ushqime mijëra turistëve.
Në këtë garë anti shqiptare nuk kanë asnjë konkurent sepse edhe mediat serbe, greke, ruse bëjnë reklamë pro turizmit shqiptar.
Këta janë unik në mllefin dhe urrejtjen që kanë me popullin e tyre që nuk i voton por edhe me të huajt që vinë e pëlqejnë Shqipërinë.
Janë gati të bëjnë thirrje: “Mos ejani këtu”
E kamuflojnë urrejtjen gjoja kundër pushtetit.
Në fakt nga kauza anti-turistike e Berishës nuk rëzohet qeveria por dëmtohet Shqipëria.
Duroni edhe disa ditë, kur të shikoni si do të fillojnë “luftën” e tyre histerike kundër Shqipërisë turistike.