Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në Facebook.

Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në orën 06:15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndishme për myslimanët dhe simbolizon sakrificën e njeriut në emër të zotit si dhe ndihmën ndaj personave që nuk kanë mundësi.