Një aksion i befasishëm po zhvillohet prej orësh në pikën kufitare të Kapshticës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare. Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen mbi bazën e analizës së riskut dhe janë fokusuar te automjetet që kalojnë në doganë.

Gjatë kontrolleve, dyshohet se është zbuluar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në një nga mjetet e ndaluara. Deri tani, nuk raportohet për arrestime të konfirmuara zyrtarisht, por disa persona – përfshirë efektivë policie – janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet një deklaratë zyrtare nga autoritetet në orët në vijim.

(Lajmi në përditësim…)