Largimi nga posti i kryebashkiakut të qytetit të Beratit, pas 6 vitesh, për deputetin e ri socialist Ervin Demo është mbyllja e një cikli për të hapur një kapitull tjetër në politikë.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, Demo tha se ky vendim që erdhi dhe pas një bashkëbisedimi me kryetarin e PS Edi Rama, nuk ishte i lehtë e megjithatë rezultatet e 11 majit ishin një vlerësim i punës së bërë ndër vite në këtë qark.

“Ky qytet ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dhe dëshmi është zhvillimi i sektorit të turizmit që ka përfshirë një zinxhir të tërë sipërmarrjes. Unë mendoj që dhe politika ka fazat e veta. Tani është një cikël i ri dhe do angazhohem me të njëjtin dedikim si në Berat dhe në parlament”, u shpreh deputeti i PS Ervin Demo.

Ervin Demo: Unë besoj se pas rezultatit në 11 maj edhe në sfidat për vetveten, besoj se shtatori do të jetë një muaj i rëndësishëm për atë që pritet nga pikëpamja e zhvillimit të Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme.

Nuk ka qenë i lehtë vendimi nga largimi prej bashkisë së Beratit. Ka qenë një bashkëbisedim edhe me kryetarin e partisë dhe besoj që ai cikël që unë fillova para 6 vitesh në Berat dhe Berati ka bërë një .

Ky qytet ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dhe dëshmi është zhvillimi i sektorit të turizmit që ka përfshirë një zinxhir të tërë sipërmarrjes. Unë mendoj që dhe politika ka fazat e veta. Tani është një cikël i ri dhe do angazhohem me të njëjtin dedikim si në Berat dhe në parlament.

Dua të falenderoj edhe qytetarët e Beratit, dhe se rezultati i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të punëve të bëra në qark. Më vjen mirë që ajo që unë besoj fort, që puna dhe transformimi është mjeti më i mirë për të bërë politikë, qarku i Beratit e konfirmoi më së miri me rezultatin e zgjedhjeve.

Rezultati i zgjedhjeve ishte i pastër dhe pakontestueshëm i cili ka qënë kontribut i atyre personave që kanë punuar me muaj në fushatën e Partisë Socialiste./News24