Britania po vendos mjete në Lindjen e Mesme, përfshirë avionë luftarakë, pas tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

Kështu u shpreh kryeministri Keir Starmer, ndërsa fluturonte për në Kanada për bisedimet e G7, raporton BBC.

“Ne po zhvendosim mjete në rajon, përfshirë avionë luftarakë, dhe kjo është për mbështetje emergjente”, u tha Starmer gazetarëve që udhëtonin me të në aeroplanin e tij.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka avionë luftarakë RAF në rajon si pjesë e Operacionit Shader. Duke folur me gazetarët, Keir Starmer theksoi gjithashtu se situata po evoluonte me shpejtësi dhe se po zhvilloheshin diskutime intensive me aleatët në të gjitha nivelet.

“Mesazhi i vazhdueshëm”, tha ai, “është të ulet tensioni”.