Mërgim Mavraj ka postuar një mesazh, ndërsa sot do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi.

Ky takim është programuar për në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare

Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares.

Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola, ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë.

Mavraj tundte rrjetën në fitoren 2 me 1 ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit.