Ylli Manjani ka ironizuar situatën në selinë blu, ku disa kandidatë që nuk fituan mandatin, kërkojnë që të hapen kutitë e votimit, por që PD nuk është dakort.
Përmes një reagimi në facebook, Manjani shkruan se Berisha nuk luftoi dhe e mori vulën e PD-së që të hapen kutitë, teksa shton me ironi ‘kandidatët të shohin mos ka Basha ndonjë kopje vule’.
Postimi i plotë i Manjanit:
Ai mezi e mori vulën, këta kandidatët i thonë na e jep pak të hapim kutitë.
Pse mo për të hapur kutitë tuaja e mori vulën ai?
Ehaaaaaa.
Shihni mos ka mbet noi kopje vule Lulit, apo mos ka rujt Gazi noi model.
Meqë ra fjala, kur firmosi ato kontratat Muli në Amerikë e mori vulën me vete?
Se mos e ka humbur andej e ka rrezik të jenë pa vulë fare.
Vulëhumbur, dmth.