Media personale e Sali Berishës ka sulmuar së fundmi deputetin demokrat Dashnor Sula, duke pretenduar se djali i tij, ka bërë fushatë për Sara Milan, e cila u zgjodh deputete e Partisë Socialiste në Elbasan.

Në përgjigje, Dash Sula thotë se kjo është e pavërtetë, ndërsa ka shënjestruar edhe “kuzhinierin” kryesor të medias së familjes, Çim Pekën, duke i kujtur përplasjen me makinë ku ai shpëtoi mrekullisht, por iu vra shoqja që e shoqëronte.

“Një media jepte që djali im ka shoqëruar Sara Mila, që s’është e vërtetë absolutisht.

Përgjigja që i dhashë një personi ishte: Të paktën djali im nuk i ka lyer duart me gjakun e shoqes së vet deri më sot dhe uroj që sa të jetë gjallë të mos i lyej duart me gjakun e ndonje shoqeje. Ndërsa te ju ka njerëz që i kanë duart me gjakun e shoqes dhe sot dalin e bëjnë politikë. I dimë shumë gjëra edhe ne”, tha Sula për Euronews Albania.

Sula i referohet një aksidenti në të cilin u përfshi Çim Peka disa vite më parë, ku tragjikisht gjeti vdekjen shoqëruesja e tij në makinë.