Ardian Ismjali është shumë pranë transferimit në Turqi. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do të largohet nga Empoli me parametra zero pasi më 30 qershor i mbaron kontrata me klubin italian.

Sipas gazetarit turk Nazım Turknas ardhmja e qendërmbrojtësit është mes Napolit dhe Beshiktashit. Klubi kampan e kërkonte Ismjalin në dimër ndërsa tani në garë është futur edhe skuadra turke.

Bardhezinjtë janë takuar me menaxherin e Ismjalit para disa javësh. Ndërsa gazetari turk ka thënë se në ditët në vazhdin takimet mes palëve do të intensifikohen edhe më shumë.