Më 12 dhe 13 qershor, mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i drejtohen Kishës së Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të pelegrinazhit 13-javor në nder të këtij shenjtori.

Pelegrinazhi, që zhvillohet çdo të martë gjatë 13 javëve të fundit, kulmon me festimet në datat 12 dhe 13 qershor, kur besimtarët vijnë për të kërkuar ndihmë hyjnore, për të bërë lutje, apo për të falënderuar Shna Ndoun për ndërmjetësimin e tij. Një pjesë e madhe e pelegrinëve qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor.

Tradita e këtij pelegrinazhi është thellësisht e rrënjosur në besimin popullor, dhe çdo vit mbledh një numër të madh besimtarësh që dëshmojnë për përkushtimin dhe shpresën që lidhet me figurën e Shna Ndout./Shqiptarja.com

VIDEO