Milan-i thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Bayer Leverkusen-it, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.

Mesfushori i Leverkusen-it, Xhaka, thuhet se ka arritur një marrëveshje me Milan-in.

Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus bonuse.

Kuqezinjtë tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen-in, të cilët tashmë kanë humbur Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool-i dhe Jonathan Tah te Bayern Munich-u.

Sipas raportit, Milan-i synon t’i ofrojë 10 milionë euro Bayer-in për t’i bindur ata që ta shesin ish-yllin e Arsenal-it.

Milan-i e ka shitur Tijjani Reijnders-in te Manchester City dhe pritet të njoftojë transferimin e lirë të Luka Modric-it sapo të përfundojë Kupa e Botës për Klube.

Legjenda e Real Madrid-it do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare në “San Siro”.

Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesliga nën drejtimin e Xabi Alonso-s në sezonin 2024-25.