Nëse secili vend e interpreton si të dojë të drejtën për vetëmbrojtje, atëherë bota rrezikon të rrëshqasë në një kaos të plotë.Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për televizionin shtetëror rus, e cituar nga agjencia Ria Novosti.

Lavrov iu referua sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, por pa komentuar ende mbi ato të kryera nga Shtetet e Bashkuara.