Postimi i plotë i ministrit:

🔥 Mbrëmë mbi 15 vatra zjarri dogjën Lezhën, kërcënuan banesa dhe jetën e njerëzve. Nuk janë aksidente – janë akte të qëllimshme kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane.

Këto zjarrvënie të përsëritura nuk mund të tolerohen më. Policia e Shtetit në Lezhë dhe institucionet duhet të hetojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët. Mjaft më me heshtje dhe justifikime!

🙏 Një falenderim i sinqertë për të gjitha shërbimet e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë dhe për çdo qytetar lezhjan që çdo verë përballen me sfidën e zjarrvënies kriminale. Ju jeni fytyra e qytetarisë dhe përgjegjshmërisë. Ata janë dora e krimit që nuk e do Lezhën. Ne nuk do ta lëmë Lezhën të digjet më nga duart e të papërgjegjshmëve.

Ne do ja dalim – ata do të marrin ndëshkimin e ligjit!
🔥 Koha për veprim është tani – për Lezhën, për turizmin, për të ardhmen!