Gjatë emisionit “Live From Tirana” modelja, Juliana Nura komentoi bujën që u krijua për biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ajo konfirmoi se biletat i ka siguruar pas një telefonate me njerëzit e Armand Dukës, edhe pse ky i fundit ka deklaruar se nuk e njeh.

“Unë i kam marrë bileta online, por edhe disa me telefonatë nga stafi i tij, për të shmangur rrëmujën në stadium. Kjo është një ndeshje shumë e tensionuar, dhe ishte e rëndësishme që tifozët kuqezi dhe Plisat të kishin akses,” tha Juliana.

Ndërsa për deklaratën e Dukës, ajo shtoi: “Nuk e kam parë atë që ka thënë, por nga mënyra se si vepron, unë mendoj se ka privatizuar ‘Air Albania’ dhe Kombëtaren. Nuk është e drejtë që tifozët kuqezi të mbeten jashtë.”

Juliana theksoi se e njeh Dukën vetëm nëpër takime të rastësishme.

“Kur kam qenë në Tiranë në “Air Albania” e kam hasur disa herë, i kam dhënë dorën, por kaq”, tha ajo.