Gazetari Flogert Muça, teksa u ndal tek reforma zgjedhore tha se nuk priten që të bëhen ndryshime të mëdha.
Ai deklaroi se Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi se po flasin me zërin e Sali Berishës, dhe se janë në rrugën drejt njohjes së zgjedhjeve të 11 majit.
‘Këta kanë rënë dakord vetëm për një gjë, doktori dhe Rama do të ndryshojnë ndonjë nen të vogël tek reforma zgjedhore që në të merremi dy muaj, a u ndryshua apo nuk u ndryshua reforma, se tani vota e shqiptarëve nuk preket më edhe në fund do vijmë prap këtu dhe do flasim. Unë nuk jam nga ata që deri dje thosha që një non grata në krye të PD është shkatërrues për PD dhe sot të them që non grata e tij ishte plan për të shkatërruar PD. Tabaku ka folur me gojën e Berishën dhe duke qenë se Berisha se ul dot vetë kokën në këtë fazë dhe të thotë u bë çfarë u bë le të ecim para dhe kemi nevojë për reformë. Kutitë tregojnë se farsë nuk ka pasur, dhe tani Jorida dhe Gazi po flasin me zërin e Berishës dhe po shkojnë drejt njohjes së zgjedhjeve’, tha ai.