Një tjetër humbje e madhe për familjen Dini. Këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit Ergi Dini, ka ndarë në rrjete sociale lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të saj, Dashamir Dini, mëngjesin e sotëm.

Heroi i jetës së saj, ai arriti të fitonte çdo betejë përveç asaj me dhimbjen, shkruan Barbana ndërsa tregon krenarinë që ndjen për të atin dhe boshllëkun e madh që ai ka lënë në jetët e familjarëve.

Dashamir Dini ishte një figurë e njohur për Shkodrën, poet gazetar dhe gjithashtu ish-drejtues i Radio Shkodrës.

“Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht…Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time,shokun tim me te mire…Ahhhh BAB sa shume gjera mund te them per ty, ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes,nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu. Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem kete beteje me dhimbjen…Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale. Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne. Te dua pertej jetes!”

Kujtojmë që në vitin 2016 Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motor në moshën 22-vjeçare. Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbetur edhe miku i tij, i cili edhe po drejtonte motoçikletën, Klejdi Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç.