Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që kanë kaluar kufirin gjatë dy ditëve të fundit. Disa për plazh e disa pë ndeshjen, shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë në orët e para të mëngjesit drejt vendit duke krijuar fluks makinash në autostradë.
Përveç turistëve, këtë fundjavë kanë mbërritur edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë hyrë në vend për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri–Serbi. Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet.
Sipas të dhënave zyrtare, 45,701 shtetas janë futur në Shqipëri, kryesisht pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e nxehta të qershorit në bregdetin shqiptar. Përveç turistëve, këtë fundjavë kanë mbërritur edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë hyrë në vend për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri–Serbi.