E ardhmja e Simone Inzaghit është mes Italisë dhe Arabisë Saudite. Por ndërkohë që presim samitin në orët e ardhshme me drejtuesit e Interit për të kuptuar nëse ka hapësirë ​​për të ecur përpara së bashku, burimet arabe tashmë janë të sigurta për ardhjen e trajnerit tek Al Hilal.

“Ariyadhiah”, zakonisht i besueshëm kur bëhet fjalë për lajmet sportive arabe, nuk la asnjë dyshim të dielën në mbrëmje: “Simone Inzaghi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al Hilal. Ai do të ketë një takim me klubin të martën për të planifikuar Kupën e Botës për Klube dhe sezonin e ri, javën e ardhshme do të fillojë zyrtarisht punën e tij si trajner” postimi i publikuar në X.

Nuk ka shpresë për Interin, atëherë? Jo saktësisht. Nëse është e vërtetë që propozimi i Al Hilal është real, konkret dhe shumë i pasur, vendimi i Inzaghit nuk ka ardhur ende. Nuk është rastësi që, pak orë më vonë, Ariyadhiah e fshiu postimin, edhe sepse duket e pamundur që Inzaghi të takojë drejtuesit e Interit të martën dhe në të njëjtën ditë të fillojë planifikimet me klubin e tij të ri. E gjithë kjo padyshim që nuk e anulon mundësinë e lamtumirës së trajnerit, në fakt gjasat nuk janë edhe aq të ulëta duke qenë se tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e zëvendësuesit të mundshëm.