Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani do të paguajë çmimin për vrasjen e civilëve.
“Ushtarët tanë, pilotët tanë, janë në qiellin mbi Iranin. Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve.
Ne do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’u japim një goditje shkatërruese. Ata do ta ndiejnë forcën e plotë të krahut tonë”, tha Netanyahu gjatë një vizite në Bat Yam.
Në Bat Yam u godit një ndërtesë nga një raketë dhe gjashtë civilë u vranë.
“Qytetarë të Izraelit: dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Kujdesuni shumë për jetën tuaj. Ne jemi në rrugën e fitores”, përfundoi ai.