Fshati Pilur, i vendosur mbi një kodër me pamje nga deti Jon, është kthyer në një skenë të gjallë të traditës, ku polifonia labe kumboi mes natyrës dhe historisë.

Festivali “Netët e Bejkës së Bardhë” solli zërat më të spikatur të muzikës labe dhe i dha jete fshatit piktoresk të Himarës, duke mbledhur bashkë banorët e zonës dhe vizitorët.

Në edicionin e sivjetëm morën pjesë 18 grupe nga Vlora, Himara, Saranda, Tepelena, Gjirokastra e më tej – që sollën këngët më përfaqësuese të repertorit të tyre, pjese e trashëgimise së vyer shpirtërore.

Festivali u mbështet edhe nga emra të njohur të polifonisë si Kristo Çipa dhe Eleni Merkuri, ndërsa një vend të veçantë zuri brezi i ri i këngëtarëve, që dëshmon se kjo traditë po vijon të trashëgohet brez pas brezi.

Grupi i Sarandës u vlerësua me çmimin e parë, por vetë natyra e festivalit është larg garës – për organizatorët dhe pjesëmarrësit, vlera më e madhe qëndron te ruajtja dhe promovimi i polifonisë labe, një pasuri unike që UNESCO e ka shpallur si trashëgimi kulturore botërore.